Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton viziton Hungarinë, Lituaninë dhe Spanjën

  • Zëri Amerikës

Sekretarja e Shtetit Klinton viziton Hungarinë, Lituaninë dhe Spanjën

Sekretarja e Shtetit Klinton viziton Hungarinë, Lituaninë dhe Spanjën

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po shkon në Evropë në një vizitë katër ditore në Hungari, Lituani dhe Spanjë.

Zonja Klinton u nis sot për në Hungari ku do të inaugurojë një qendër për të drejtat e njeriut që mban emrin e kongresmenit amerikan me origjinë hungaraze Tom Lantosh.

Ajo ka në plan gjithashtu të takohet me kryeministrin Viktor Orban dhe ministrin e jashtëm Janos Martonyi.

Në ndalesën e saj në Lituani nesër, zonja Klinton ka në plan të marrë pjesë në një takim të Komunitetit të Demokracive që do të përqëndrohet në mënyrat për të përparuar gratë në politikë dhe biznese dhe për të luftuar trafikun njerëzor. Ajo gjithashtu do të takohet me presidentin Dalia Grybauskaite dhe kryeministrin Andrius Kubilius dhe zyrtarë të tjerë.

Departamenti i Shtetit thotë se zonja Klinton do të vizitojë Madridin të premten dhe të shtunën.
Zonja Klinton ka në plan të takohet me presidentin spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe ministrin e Jashtëm Trinidad Jimenez rreth një gamë të gjerë çështjesh, përfshi konfliktin në Afganistan, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, si dhe për tregëtinë dhe shqetësimet ekonomike dhe investimet.

XS
SM
MD
LG