Lidhje

Sekui i bën thirrje klasës politike në Shqipëri të gjejë rrugëdalje


Sekui i bën thirrje klasës politike në Shqipëri të gjejë rrugëdalje
Sekui i bën thirrje klasës politike në Shqipëri të gjejë rrugëdalje

Në Shqipëri, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të gjejë mënyrën për të dalë nga situata e krijuar, e cila siç tha ai, rrezikon të ngadalësojë të ardhmen evropiane të vendit. Ambasadori Etore Sekui i bëri komentet sot në Shkodër, ku u përurua Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian. Në përurimin e qendrës merrte pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.

I pranishëm në përurimin e Qendrës së Informimit të BE në qytetin e Shkodrës, shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Ettore Sequi, tha se klasa politike shqiptare duhet të gjejë rrugën për të dalë nga situata politike e momentit,e cila mund të ngadalësojë të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Kohët e fundit Shqipëria ka kaluar momente të vështira. Unë kam besim të plotë se vendi juaj do të ketë mundësi që të mobilizojë energjitë e veta më të mira në rrugën drejt Europës. Shpresoj që situata politike e momentit, e cila edhe mund të ngadalësojë të ardhmen europiane të Shqipërisë, do të gjendet një mënyrë për të dalë prej saj, me synimin që ne të përqendrohemi tek sfidat e të ardhmes për integrimin në BE.

Liberalizimi i vizave është nje hap i rëndësishëm në këtë drejtim, por është vetëm një hap në një udhëtim të gjatë, për të cilin kërkohet vendosmëri dhe angazhim i plotë. Për këtë arsye, unë kam besim se Shqiperia do të punojë fort që të përmbyshë 12 perparësitë e nxjerra nga opinioni i Komisionit Europian, pasi integrimi në BE është cështje e një përgjegjësie që duhet përmbyshur përmes veprave.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të arshëme vendore, si një nga sfidat e procesit të integrimit në BE.

Përpara nesh kemi sfida të rëndësishme, që përfshijnë mes të tjerash edhe zgjedhjet e arshme vendore, të cilat duhet të jenë në të njëjtën linjë me standartet më të mira ndërkombëtare dhe që kërkojnë të ketë bashkëpunim më të mirë dhe të përmirësuar si dhe dialog ndërpartiak në parlament, me qellim që të lejojë edhe kalimin, apo miratimin, në mënyrë konsensuale të reformave, për të cilat ky vend ka aq shumë nevojë.

I pranishëm në përurimin e Qendrës së Informimit të BE në Shkodër, Kryemnistri Berisha vlerësoi mbështetjen e vendeve të Europës dhe SHBA për Shqipërinë. Zoti Berisha tha se Qeveria është e vendosur për hetimin e plotë dhe përfundimtar të ngjarjeve të 21 Janarit përpara Kryeministrisë, ndërkohë që u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votimet e 8 Majit.

Me 8 maj le të marrim ne të gjithë pjesë në votime. Le të votojmë ne si qytetarë të lirë dhe të dëshmojmë se nuk ka flakë dhe nuk ka puc, nuk ka aventurë dhe aventurierë që mund të dënojë vullnetin tonë të lirë, votën tonë të lirë, vlerat tona.

Qendra e Informimit të BE në qytetin e Shkodrës është e dyta, pas asaj të hapur kohë më parë në Tiranë. Ngritja e saj është investuar nga BE për t,i shërbyer informimit të qytetarëve shqiptarë rreth shërbimeve që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian si dhe ndikimin që do të ketë tek qytetarët procesi i integrimit në Europë.

XS
SM
MD
LG