Lidhje

Zhvillohet në New York seminari me titull Muzika e Re

  • Xhoen Kornblith

Seminari Muzika e Re u zhvillua në New York në datat 17 dhe 20 qershor. Kjo konferencë për biznesin muzikor ka vënë theksin si në aspektin e biznesit ashtu edhe në në atë argëtues. Katherine Cole e Zërit të Amerikës ka përgatitur materialin në vazhdim:

Sot muzikantët kanë më shumë mundësira për të publikuar muzikën e tyre. Kontratat e stilit të vjetër me emrat e kompanive, në të shumtën e rasteve nuk ekzistojnë më, madje as siç kanë ekzistuar 5 apo 10 vjet më parë. Me platformat dixhitale si Itune, Pandora dhe Spotify të cilët ofrojnë shumë lehtësisht muzikën tek dëgjuesi, ndryshimi mes studiove të mëdha e të pavarura është edhe më e paqartë.


Sipas Tom Silvermanit, ky seminar është ndërtuar për të krijuar një biznes muzikor të qëndrueshëm dhe përfitues si dhe të ndihmojë artistët që të bëhen të njohur me muzikën e tyre. Qëllimi është që të jetë më e lehtë për klientët që të dëgjojnë muzikën e preferuar dhe për artistët që të fitojnë më shumë të ardhura. Në mënyrë që kjo të ndodhë, sipas tij, duhet bërë liçensimi më i kollajtë i muzikës.

“Do bëhetë një thirrje e përgjithshme që të krijohet një sistem botëror informacioni i cili të përfshjë të gjitha publikimet dhe të drejtën e autorit për muzikën; kështu që të paktën do të dimë se cili është zotërues i materialeve muzikore e më pas do të krijohet një platformë universale licensimi e cila do të lejojë njerëzit që të kenë mundësi të përdorin muzikën në mënyrë të ligjshme, shpejt dhe lehtësisht me çfarëdo çmimi që industria do të vendosë".

Futja e platformave si I Tune, You Tub apo Spotify thotë Tom Silverman është një çelës suskesi në biznesin e ri muzkor. Ai tregon historinë e një grupi muzikor amerikan që anulloi vitrinat e hapura në Seminarin e Muzikës së Re pasi videot e publikuara në You Tube patën një sukses shumë të madh në Gjermani, çka u paraqit edhe në turin e tyre europian.

“Ai grup nuk ka ndonjë kompani produksioni muzikor që i menaxhon, ata punojnë vetë por tani po zhvillojnë një turne nëpër botë vetëm si pasojë e You Tubit. Për t’a tregu është bota, vendet ku ata shkojnë për koncerte. Pra faza tjetër e këtyre nismave është thyerja e kufijëve gjeopolitikë. Prirja e momentit në muzikën amerikane është shumë optimiste dhe shumë e kualifikuar”.

Tom Silverman është drejtor ekzekutiv dhe themelues i Seminarit Muzika e Re, i cili u zhvillua në qytetin e New Yorkut nga data 17 deri në 20.
XS
SM
MD
LG