Lidhje

Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

  • Astrit Lulushi

Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

Dëmtimi makular është shkaku kryesor i përkeqësimit të shikimit mes amerikanëve të moshës mbi 65 vjeç.

Truri mund të përcaktojë nëse njeriu përdor më lehtësisht dorën e majtë apo të djathtë, Por a luan rol truri nëse personi është i djathtë apo i majtë në politikë? Ndërsa Facebook shënoi 5 vjetorin e vet, një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë paralajmëron edhe rreziqet që vijnë prej tij.

Dëmtimi makular është shkaku kryesor i përkeqësimit të shikimit mes amerikanëve të moshës mbi 65 vjeç. Shkencëtarët thonë tani se gratë e reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje nëpërmjet një diete të pasur me vitaminëD.

Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D

Dorrette White, e cila sapo është diagnostikuar me dëmtim makular, ndjek këshillat e mjekut, duke ngrënë çdo mëngjes perime. Dëmtim makular është një sëmundje që lidhet me moshën dhe quhet shkurtimisht AMD (Age-related Macular Degeneration). Personat me këtë sëmundje mund të shikojnë mirë në periferi ndërsa në qendër shohin njolla të verdha.

Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74 vjeç.

Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy, një nga autorët e studimit, thotë se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo ditë 720 njësi të vitaminës D. Marrja e vitaminës D aktualisht rekomandohet 600 njësi në ditë. Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si qumështi, nëprodhimet e drithrave dhe veçanërisht peshku. Vetëm 100 gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D.

Truri dhe pikëpamjet e majta apo të djathta

Truri mund të përcaktojë nëse njeriu përdor më lehtësisht dorën e majtë apo të djathtë, Por a luan rol truri nëse personi është i djathtë apo i majtë në politikë?

Një studim botuar në revistën Biologjia Aktuale (Current Biology) morri në shqyrtim 90 studentë londinezë, të cilët i njëjtësonin pikëpamjet e tyre nga “shumë liberale” në shumë konservatore.”

Skanimet e trurit zbulua se tek studentët liberalë rajoni i trurit që përpunon informacione kontradiktore ishte më i madh. Kjo, thonë autorët e studimit, mund të shpjegosë tolerancën për pasiguri dhe për më shumë pikëpamje liberale.

Konservatorët ishin të prirur të kishim një “amygdala” më të madhe – (amygdala është pjesë e trurit që përpunon frikën dhe identifikon kërcënimet.) Kjo i bën ata të jenë më të prirur për të integruar pikëpamje konservatore.

Autorët studimit thonë liberalizmi dhe konservatorizmi janë të lidhura me strukturën e trurit. Por nuk dihet nëse struktura e trurit përcakton politikën apo nëse politika ndryshon strukturën e trurit.

Facebook dhe depresioni

Fenomeni Facebook ka ndihmuar për të ndryshuar gjithçka, duke filluar nga mënyra e komunikimit e deri në ndryshimin e regjimeve diktatoriale, si në Egjipt. Por së bashku me të mirat, vijnë edhe rreziqe, paralajmëron një shoqatë e njohur e mjekëve pediatër në Amerikë.

"Sa "miq" ka fëmija juaj në Facebook? 100? 500? Më shumë? Por çfarë ndodh nëse femija juaj ka vetëm 10 "miq"? Të mos kesh besim në vetëvete, të mos e ndjesh veten në në një nivel me të tjerët, është gjendje e vështirë kur je 14 vjeç.

Akademia Amerikane e Pediatrisë, nëpërmjet udhëzimeve të reja të shpallura këto ditë, u bën thirrje mjekëve pediatër që të flasin me adoleshentët - djem e vajza - dhe me prindërit e tyre rreth depresionit të mundshëm të Facebook- ut.

Pavarësisht nëse ky lloj depresioni është tejzgjatje e depresionit të zakonshëm, apo një gjendje e veçantë depresive, rreziqet e tij shihen qartë. Numri i "miqve", statusi i përditshëm personal dhe fotografitë e adoleshentëve duke u argëtuar, mund të tregojnë pjesë të realitetit të një fëmije që rri i vetmuar në një cep të shkollës të mbushur me njerëz.

Nuk ka dyshim, se për shumë adoleshentë, Facebook ka edhe të mira; ata zgjerojnë horizontin e tyre dhe forcojnë lidhjet shoqërore. Por për fëmijët të prirur për depresion, fëmijët të cilët ndjejnë se "nuk janë lartësinë e duhur", Facebook mund të ketë efekt të kundërt.

XS
SM
MD
LG