Lidhje

Sëmundjet e zemrës, të parandalueshme


Sëmundjet e zemrës, të parandalueshme
Sëmundjet e zemrës, të parandalueshme

Sëmundjet në zemrës dhe goditjet në tru janë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vetëm sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e më shumë se 17.000.000 njerëzve në vit.Por ekspertët thonë se këto shifra mund të ndryshohen për më mirë. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi

Në SHBA, shkalla e të mbijetuarit është 1 me 10 për viktimat e sulmeve të zemrës. Kjo statistikë që nuk ka ndryshuar në 3 dekada, por nuk don të thotë se nuk mund të përmirësohet, thuhet në një studim.

Shkencëtarët në Universitetin e Michiganit arritën në përfundimin se në qoftë se njerëzit që jetojnë në lagje të varfëra marrin instruksione se si të kryejnë frymëmarrje artificiale ose CPR për viktimat nga sulmi në zemër, shanset e këtyre pacientëve për të mbijetuar shtohen dukshëm.

Gjatë studimit u vu re se njerëzit në lagje të varfër kanë 2 deri 3 herë më shumë gjasa që të preken nga një goditje në zemër, në krahasim me ata që jetojnë në një zonë të pasur të qytetit.

Edhe ndryshimi në stilin e jetesës, barnat e reja dhe trajtimet mjekësore mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gjatë dekadës së fundit numri i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare ka rënë deri në 35 përqind. Rreth 48 për qind e kësaj ulje ishte rrjedhim i përmirësimit në faktorët e rrezikut, siç është lënia e duhanit. Kjo ka sjellë ulje të rasteve të presionit të gjakut dhe kolesterinës së lartë. Gjithashtu gjatë 10 vjetëve të fundit, mjekët kanë shtuar dhënien e recetave për barna trajtimi, dhe të gjithë këta faktorë së bashku kanë sjellë një pakësim të rasteve të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë.


Trajtimi i kancerit të prostatës dhe efektet anësore

Dihet se kanceri shton rrezikun e formimit të grimcave të gjakut të mpiksur. Një studim i ri ku u përfshinë më shumë se 75.000 pacientë me kancer në prostat, tregon se grimca gjaku të mpiksur kishin më shumë gjasa të formoheshin tek pacientët që trajtoheshin me terapinë endokrinë, e quajtur ndryshe terapi hormonale kundër kancerit.

Studimi arrin në përfundimin se burrat që marrin një trajtim të zakonshëm kundër kancerit të prostatës përballen me një rrezik në rritje për mpiksje gjaku, që mund të rrezikojë jetën e tyre.

Studimi u krye nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, të cilët analizuan të dhënat e mbledhura gjatë njjë preriudhe 10 vjeçare.

Në përgjithësi, rezultatet treguan se burra me kancer në prostatë kishin më shumë gjasa për të zhvilluar blloqe të mpiksura gjakut se sa meshkujt pa sëmundje.

Edhe pacientët që i nënshtroheshin trajtimit hormonal kundër kancerit ishin dy herë e gjysmë më shumë në rrezik nga mpiksja e gjakut sesa njerëzit e tjerë në përgjithësi.

Ky rrezik ishte veçanërisht i lartë për meshkujt nën 65 vjeç dhe për pacientët me kancer më të zhvilluar.

Rezultatet e studimit tregojnë rëndësinë e shqyrtimit të efekteve të mundshme anësore në sistemin e qarkullimit të gjakut gjatë trajtimit të kancerit të prostatës, sidomos kur përdoret terapia me hormone.

XS
SM
MD
LG