Lidhje

Sen. Kerri shpreson në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së diplomatit amerikan në Pakistan

  • Zëri Amerikës

Sen. Kerri shpreson në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së diplomatit amerikan në Pakistan

Sen. Kerri shpreson në zgjidhjen e shpejtë të çështjes së diplomatit amerikan në Pakistan

Senatori amerikan John Kerry thotë se shpreson që çështja e punonjësit të burgosur të Departamentit të Shtetit në Pakistan mund të zgjidhet brenda pak ditësh.

Zoti Kerry i bëri komentet pak para se të largohej nga Islamabadi sot pas takimeve me presidentin Asif Ali Zardari, kryeministri Jusuf Raza Gilani dhe shefin e ushtrisë Ashfaq Kajani.

Zoti Kerry shkoi në Pakistan në përpjekje për të qetësuar krizën në rritje lidhur me punonjësin e konsullatës amerikane Raymond Davis i cili u arrestua pasi qëlloi për vdekje dy pakistanezë që ai thotë se po përpiqeshin ta plaçkisnin në Lahore muajin e kaluar.

Agjencia franceze e lajmeve AFP citoi presidentin Zardari të ketë thënë sot se çështja ishte para gjykatës dhe se Pakistani pret që proceset e tij juridike të respektohen.

XS
SM
MD
LG