Lidhje

Senati mbi grumbullimin e tabulateve telefonike


Senati amerikan ka bllokuar një masë legjislative të Dhomës së Përfaqësuesve që do t’i jepte fund grumbullimit në masë të tabulateve telefonike të amerikanëve nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.

Senati votoi me 57 me 42 vota për ta hedhur poshtë projektligjin për ndalimin e programit qeveritar. Akti legjislativ që u miratua me shumicë dërrmuese në Dhomën e Përfaqësuesve kërkonte të paktën 60 vota në senat për miratim.

Tabulatet telefonike që grumbullon Agjencia e Sigurisë Kombëtare përfshijnë lista të numrave të telefonit, datën dhe kohën kur është bërë telefonata dhe sa ka zgjatur, por jo përmbajtjen e bisedës. Sipas prjektligjit të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, agjencia duhet të kërkojë leje nga gjykata për t’i marrë këto të dhëna nga kompania private telefonike dhe jo t’i mblidhë direkt.

Programi i grumbullimit të tabulateve u bë i ditur pas nxjerrjes së sekreteve në shtyp nga ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Edward Snowden.

XS
SM
MD
LG