Lidhje

Senati amerikan miratoi paketën e buxhetit që shmang pezullimin e funksionimit të qeverisë federale

  • Zëri Amerikës

Senati amerikan miratoi paketën e buxhetit që shmang pezullimin e funksionimit të qeverisë federale

Senati amerikan miratoi paketën e buxhetit që shmang pezullimin e funksionimit të qeverisë federale

Senati amerikan miratoi sot një paketë buxheti prej 1 trilionë dollarësh që shmang pezullimin e funksionimit të qeverisë federale dhe shkurton me 10 për qind buxhetin e brendshëm.

Senati e miratoi paketën me 67 vota pro dhe 32 kundër, një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të njëjtin legjislacion. Pezullimi i përkohshëm i punës së qeverisë do të detyronte disa agjenci të ndalonin veprimet jothelbësore, dhe mijëra punonjësv federalë do të detyroheshin të merrnin leje pa pagesë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner tha të premten se legjislacioni u hartua së bashku me ligjvënësit nga të dy partit:

“Kjo do të shënojë vitin e dytë radhaz që ne do të shpenzojmë më pak para në veprimet e qeverisë - - dy vite radhazi që mund të shkurtojmë shpenzimet. Legjislacioni përfshin hapa për të ndaluar disa nga rregullat më të tepruara që po dëmtojnë ekonominë tonë. Për herë të parë në historinë moderne nuk bashkangjit financimin e projekteve specifike.”

Ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tani udhëheqëse e pakicës, i akuzoi republikanët për qendrime politike dhe taktika vonuese që shkaktuan negociatat e minutave të fundit në një legjislacion kaq të rendësishëm:

“Kjo është një krizë e krijuar nga republikanët. Kjo mund të ishte bërë kohë më parë.”- tha ajo

XS
SM
MD
LG