Lidhje

Senati amerikan miraton legjislacionin për të mbrojtur lirinë ndërkombëtare të shprehjes


Senati amerikan miraton legjislacionin për të mbrojtur lirinë ndërkombëtare të shprehjes
Senati amerikan miraton legjislacionin për të mbrojtur lirinë ndërkombëtare të shprehjes

Kryetari i Komisionit Juridik të Senatit, demokrati Patrick Leahy, autor i legjislacionit në fjalë, e vlerësoi lart votimin duke thënë se Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane është gurëthemeli i demokracisë amerikane.

Është baza e demokracisë tonë. Na garanton të drejtën për të praktikuar çdo besim që deshirojmë ose asnjë. Dhe mbron lirinë e shprehjes. Këto mbrojtje garantojnë shumëllojshmëri. Dhe nëse ke një kushtetutë që garanton shumëllojshmëri, kështu garanton edhe demokracinë. Dhe kjo është ajo që bën kjo legjislaturë.

Pas votimit unanim, legjislacioni kalon në Dhomën e Përfaqësuesve për miratimin përfundimtar. Më pas pritet që presidenti Barak Obama ta nenshkruaj atë në ligj. Miratimi pritet pasi legjislacioni gëzon një mbështetje të gjerë nga të dy palët.

Senatori Leahy tha se akuzat për shpifje në disa gjykata të huaja përbëjnë pengesa për lirinë e shprehjes dhe kanë një efekt trishtues ndaj debatit të hapur në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se legjislacioni do të pengojë gjykatat amerikane që të bëhen mjete për të penguar Kushtetutën.

Projektligji në fjalë u hartua në bazë të një ligji shtetëror të Nju Jorkut që u frymëzua nga autorja Rachel Ehrenfeld e cila u përball me një çështje ligjore për shpifje në Britani me librin Funding Evil: How Terrorism is Financed and How to Stop It." “Fiancimi i Djallit: Si Fiancohet Terrorizmi dhe Si ta Ndalojmë atë.” Ehrenfeld refuzoi të shkonte në Londër dhe të merrte pjesë në gjykim nën atë që ajo i quan “ ligje arkaike”

Ligji i ri i miratuar nga Senati nuk do të lejojë gjykatat amerikane që të zbatojnë vendimet e gjykatave të huaja për shpifje kundër të akuzuarve amerikanë kur ato janë në kundërshtim me mbrojtjen që ofron Amandamenti i Parë.

Shefi legjislativ dhe këshilltari i politikave të Unionit të Lirive Civile Amerikane, Michael Mcleod-Ball, e mirëpriti votimin unanim të Senatit si një hap të rendësishëm përpara për lirinë e shprehjes. Ai tha se praktika e ngritjes së çështjeve ligjore për shpifje në vende që kanë mbrojtje të vakët të lirisë së shprehjes po shtohet me lirinë që ofron teknologjia elektronike e komunikimit dhe se Britania njihet për praktika të tilla.

Mbretëria e Bashkuar tradicionalisht ka patur ligje për shpifjet të cilat bien ndesh me lirinë e shprehjes të cilat pranohen në rrugë ndërkombëtare.

Zoti Macleod-Ball thotë se shpreson që miratimi i legjislacionit në Shtetet e Bashkuara jo vetëm që do të mbrojë të lirinë e shprehjes për amerikanët por do të frymëzojë edhe vende të tjera për ligje të ngjashme që mbrojnë lirinë e shprehjes kudo në botë.

XS
SM
MD
LG