Lidhje

Senati amerikan miraton projektligjin për reformën në sistemin financiar

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Senati amerikan miratoi sot projektligjin për reformën më të thellë të sistemit financiar të vendit.

Projekligji u mbështet nga shumica e demokratëve ndërsa shumica e republikanëve votuan kundër tij. Senatori demokrat Kris Dod, një nga përkrahësit kryesor të projektligjit tha se miratimi i tij nënkupton që vendi nuk do të kalojë kurrë më përmes vështirësive që përjetoi gjatë krizës së fundit financiare.

Ligjvënësi republikan Miç Mekonëll tha se projektligji nuk do të ketë sukses dhe se shumica e republikanëve e kundërshtojnë atë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha se reforma korrigjon problemet që shkaktuan krizën financiare dhe shtoi se presidenti do ta nënshkruajë atë shumë shpejt në ligj.

Projekt-ligji parashikon rregulla më të forta për bankat, shton kontrollin mbi transaksionet komplekse financiare, dhe u ofron konsumatrëove më shumë mbrojtje.

Po ashtu ai parashikon krijimin e një sistemi më të rregullt të blerjes dhe shitjes së institucioneve financiare që janë në vështirësi dhe që për shkak të madhësisë së tyre mund të dëmtojnë gjithë ekonominë në se falimentojnë.

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar më parë projekt-ligjin.

XS
SM
MD
LG