Lidhje

Senati amerikan miraton sanksione të reja ndaj bankës qendrore të Iranit


Senati amerikan miraton sanksione të reja ndaj bankës qendrore të Iranit
Senati amerikan miraton sanksione të reja ndaj bankës qendrore të Iranit

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi njëzëri vënin e sanksioneve të reja kundër Iranit për shkak të programit kundërthënës bërthamor të këtij të fundit.

Ligjvënësit votuan 100 me zero mbrëmë në favor të masës që ka për qëllim izolimin dhe bllokimin e bankës qendrore të Iranit. Në bazë të ligjit të miratuar do të ndalohet në tregun amerikan çdo biznes apo institucion financiar që ka lidhje me bankën qendrore të Iranit.

Votimi i mbrëmshëm iu shtua votimit për një projektligji më të gjerë për shpenzimet e mbrojtjes, por ai ndesh në pengesa të tjera dhe ndoshta në veton e Presidentit Barak Obama për çështje që nuk kanë të bëjnë me Iranin. Shtëpia e Bardhë i ka kritikuar sanksionet, duke thënë se ato mund të rezultojnë në ndëshkimin e aleatëve amerikanë dhe mund të dobësojnë mbështetjen ndërkombëtare për përpjekjet kundër programit bërthamor të Iranit.

Më herët dje, Bashkimi Evropian shtoi presionin ekonomik ndaj Iranit. Diplomatët thonë se 180 zyrtarë dhe kompani iraniane do të preken nga sanksionet e reja. Ata ranë gjithashtu dakord për të shqyrtuar masa të tjera ndëshkuese në të ardhmen kundër transporteve të Iranit dhe sektorëve jetikë të energjisë.

Fuqitë perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, megjithëse Teherani ka thënë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG