Lidhje

Senati amerikan voton sot Leon Panetën si shef i Pentagonit


Senati amerikan voton sot Leon Panetën si shef i Pentagonit
Senati amerikan voton sot Leon Panetën si shef i Pentagonit

Senati amerikan pritet të votojë sot për konfirmimin e Leon Panetës në postin e Sekretarit të ri të Mbrojtjes. Zoti Paneta, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i CIA-s, do t’i zerë vendin sekretarit Robert Gates, i cili ka në plan të dalë në pension javën e ardhshme.

Në fillim të muajit zoti Paneta dëshmoi para Komisionit të Forcave të Armatosura të Senatit. Gjatë dëshmisë ai tha se detyra e tij e parë si shef i Pentagonit do të jetë që të bëjë të mundur që Shtetet e Bashkuara të mbizotërojnë në konfliktet ekzisteuse, si ai i Irakut, dhe Afganistanit.

Në se merr miratimin e Senatit, Leon Paneta do të marrë drejtimin e Pentagonit në një kohë kur Presidenti Barak Obama ka kërkuar shkurtimin e 400 miliardë dollarëve të tjerë në shpenzimet për sigurinë.

Zoti Paneta do të sjellë në Pentagon një eksperiencë të gjerë në aspektin buxhetor, pasi ai ka qenë drejtori i buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, kur President ishte Bill Klinton dhe para këtij posti ai ka qenë kryetar i Komisionit Buxhetor të Dhomës së Përfaqësuesve.

XS
SM
MD
LG