Lidhje

Senati bllokon projekt-ligjin për taksën e re për milionerët


Republikanët në Senat bllokuan një projekt-ligj që do të kishte vendour një taksë të re për milionerët.

Projekt-ligji ishte kërkuar nga Presidenti Obama, ndërsa të dyja partitë po paraqesin propozimet e tyre për taksat dhe ekonominë, në këtë vit zgjedhjesh. Senati e rrëzoi projekt ligjin me 51 vota kundër dhe 45 në favor, i ndarë në linja partiake.

Projekt-ligji do të kishte vendosur një nivel taksimi prej të paktën 30 përqindësh për ata persona që fitojnë më shumë se 1 milionë dollarë në vit. Shumë amerikanë të pasur paguajnë një përqindje më të ulët taksash pasi të ardhurat e tyre sigurohen kryesisht nga investimet, që taksohen më pak.

XS
SM
MD
LG