Lidhje

SHBA: Ndryshim historik në votimin e Senatit


Në një ndryshim historik, Senati i Shteteve të Bashkuara, i kontrolluar nga demokratët, u hoqi republikanëve mundësinë për të bllokuar emërimet e Presidentit Obama në degët e ekzekutivit dhe të drejtësisë.

Në një votim që përfundoi i ndarë në linja partiake, demokratët ndryshuan balancën e pushtetit në organin ligjvenës prej 100 anëtarësh, duke e ulur nga 60 në 51 numrin e votave të duhura për të bërë të pavlefshme procedurat bllokuese të hedhjes së një propozizmi në votë.

Rregullat e reja, kanë të bëjnë vetëm me miratimin e kandidaturave që lidhen me emërimet e presidentit për në institucionet qeveritare, por nuk përfshijnë emërimet për në Gjykatën e Lartë.

Votimi i hap rrugën Senatit për të miratuar tre kandidatura të presidentit Obama për gjykatat federale. Megjithatë ende nuk dihet se kohë do të duhet për kapërcimin e pengesave të tjera proceduriale në Senat për miratimin e tyre përfundimtar.
XS
SM
MD
LG