Lidhje

Senati voton për shfuqizimin e politikës “Mos pyet, mos trego”


Senati voton për shfuqizimin e politikës “Mos pyet, mos trego”
Senati voton për shfuqizimin e politikës “Mos pyet, mos trego”

Senati amerikan votoi për të shfuqizuar ligjin që lejonte homoseksualët të shërbenin haptazi në ushtrinë amerikane.

Dje, Senati votoi me 65 vota pro dhe 31 kundër për të shfuqizuar politikën amerikane të njohur si “Mos pyet, Mos trego”. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi masën në fillim të javës.

Presidenti Barak Obama tha sje se pret që t’i paraqitet ligji për ta nënshkruar atë që të hyjë në fuqi. Zoti Obama tha se ligji do të forcojë sigurimin kombëtar dhe njëkohësisht respekton barazinë mbi të cilën është themeluar ky vend.

Rreth 14 mijë pjestarë të forcave ushtarake janë çmobilizuar në bazë të ligjit “Mos pyet, Mos trego”, që kur ai hyri në fuqi në vitin 1993.

Edhe sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, e mirëpriti miratimin e ligjit, por tha se politikat e reja nuk do të hynë në fuqi menjëherë. Zoti Gejts tha se udhëheqësit ushtarakë sëpari do të vërtetojnë se politikat dhe rregullat e reja përputhen me standardet e gatishmërisë dhe efektivitetit ushtarak.

XS
SM
MD
LG