Lidhje

Ndahet nga jeta ish-senatori Thompson


Në Shtetet e Bashkuara vdiq në moshën 73-vjeçare ish-senatori republikan Fred Thompson, i cili njihet edhe si aktor. Thompson ka qenë senator i shtetit Tennessee nga viti 1994 deri në 2003.

Ai vuri kandidarën për president për zgjedhjet e 2008-s por u detyrua të largohet nga gara republikane që u fitua nga senatori John McCain.

Thompson ishte me profesion avokat, por ka qenë i suksesshëm edhe si aktor. Në filmin Marie, ai luante veten e tij si njeriu që sinjalizoi një rast korrupsioni në qeveri. Thompson ka luajtur rol kryesor edhe në serialin e njohur televiziv Law and Order.

XS
SM
MD
LG