Lidhje

Senator Xhon Keri: Të përmirësohen marrdhëniet SHBA-Pakistan


Senator Xhon Keri: Të përmirësohen marrdhëniet SHBA-Pakistan

Senator Xhon Keri: Të përmirësohen marrdhëniet SHBA-Pakistan

Senatori amerikan Xhon Kerri tha se marrëdhëniet e Amerikës me Pakistanin duhet të vihen në rrugë të mbarë mbas sulmit të ndërrmarë nga Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij muaji, nga i cili u vra Osama bin Laden.

Senatori Kerri tha sot se qëllimi i vizitës së tij në Pakistan nuk ishte për të kërkuar ndjesë për atë që ai e quajti triumf kundër terrorizmit, por për të riparuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Senatori foli në Islambad mbas takimit me kryeministrin e Pakistanit Jusuf Riza Gilani dhe me presidentin Asif Ali Zardari.

Kryeministri i Pakistanit Gilani paralajmëroi javën e kaluar se çdo aksion i njëanshëm në të ardhmen do të sjellë pasoja serioze. Zyrtarë amerikanë, ndërkaq, shtruan pyetjen se si udhëheqësi i al Kaidës ishte i aftë që të fshihej në Pakistan pa u zbuluar nga autoritetet.

Senatori Kerri shprehu sot “shqetësimin e madh” rreth pranisë së Bin Ladenit në Pakistan, ndërsa iu tha gazetarëve se nuk ka prova për përfshirjen e udhëheqjes së Pakistanit në fshehjen e kreut të al Kaidës.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e Pakistanit bënë të qartë se integriteti i vendit dhe interesat kombëtare duhet të respektohen. Të dyja palët ranë dakort për të punuar së bashku kundërterrorizmit.

Senatori Kerri iu tha më pas gazetarëve se pati një shkëmbim të shëndetshëm pikpamjesh si dhe marrëveshje për një sërë hapash për përmirësimin e marrëdhënieve. Mes tyre përfshihet dhe një vizitë e sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton në Pakistan.

XS
SM
MD
LG