Lidhje

Senatorë amerikanë afirmojnë lidhjet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut

  • Majkëll Bouman

Senatorë amerikanë afirmojnë lidhjet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut

Senatorë amerikanë afirmojnë lidhjet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut

Senatorë amerikanë të të dy partive po riafirmojnë me vendosmëri lidhjet historike të Amerikës me Korenë e Jugut, ndërkohë që janë rritur tensionet mes Koresë së Veriut dhe të Jugut. Korrespodendi i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, na informon nga Uashingtoni.

Goditja e javës së kaluar me artileri e një ishulli të Koresë së Jugut nga Koreja e Veriut ishte tema e diskutimit të dy senatorëve amerikanë me influencë në programet e djeshme televizive në Shtetet e Bashkuara. Demokrati Riçard Durbin nga Illinoi, kryetar i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura foli në programin Meet The Press të kanalit televiziv NBC.

"Në këtë moment ne duhet të sigurojmë se ne qendrojmë si një vend i vetëm, të fortë në aleancën tonë me Korenë e Jugut, të vendosur të ndalojmë përpjekjen e Koresë së Veriut për të provokuar agresion”.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë filluar sipas planifikimit manovrat ushtarake në Detin e Verdhë, të cilat janë kundërshtuar nga Pheniani që ka paralajmëruar se dy Koretë janë në “prag të luftës”.

Por këto manovra janë më të rëndësishme tani se kurrë më parë, thotë Senatori republikan nga Arizona, Xhon Kyl, i cili po ashtu mori pjesë në progranim Meet The Press.

"Ajo që ne duhet të bëjmë është pikërisht qendrimi që po mbajmë për momentin, zhvillimi i manovrave të përbashkëta me Korenë e Jugut, për të cilat ne kemi njoftuar shumë kohë më parë. Qartazi, ne nuk po përpiqemi të provokojmë ndonjë gjë. Por, duke patur parasysh të dhënat e raportiti që sapo ka publikuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike për përhapjen e teknologjisë bërthamore të Koresë së Veriut në Iran dhe Siri, duket fare qartë se ku është një vend me të cilin ne duhet të merremi”.

Zyrtarët kinezë thonë se po përpiqen të ulin tensionet konfrontuese mes dy koreve dhe u kanë bërë thirrje kryetarëve të delegacioneve pjesëmarrëse në bisedimet gjashtë palëshe për çnuklearizimin e Koresë së Veriut që të takohen muajin e ardhshëm.

Senatori Durbin nuk komentoi për këtë propozim, por mirëpriti çdo përpjekje nga ana Kinës për të ulur tensionet në Gadishullin Korean.

"Unë bisedova me sekretaren e Shtetit Klinton mbrëmë për këtë çështje dhe që të dy ramë dakord se Kina mund të luajë një rol të vlefshëm për të kontrolluar një situatë që është shumë e ndezur”.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se Seuli do ta shqyrtojë ftesën e Kinës me kujdes, për shkak të deklaratës së kohëve të fundit të Koresë së Veriut për zotërimin e një objekti të ri për pasurimin e uraniumit.

XS
SM
MD
LG