Lidhje

Senatorë të rëndësishëm amerikanë minimizojnë publikimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Afganistan

  • Cindy Saine

Senatorë të rëndësishëm amerikanë minimizojnë publikimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Afganistan

Senatorë të rëndësishëm amerikanë minimizojnë publikimin e dokumenteve sekrete mbi luftën në Afganistan

Në një seancë dëgjimore të Komisionit të Senatit për Politikat e Jashtme mbi mundësitë e pajtimit në Afganistan, kryetari demokrat John Kerry hodhi poshtë rëndësinë e dokumenteve sekrete të publikuara.

Mendoj se është e rëndësishme që të mos nxitohemi rreth nënkutpimeve që dalin nga publikimi i dokumenteve sekrete.

Faqja e internetit WikiLeaks ka publikuar rreth 75 mijë dokumente të ushtrisë dhe korpusit të marinës që kanë të bëjnë me luftën në Afganistan në atë që thuhet se është në ndjekje të transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Senatori Kerry e quajti publikimin e dokumenteve sekrete të papranueshme dhe tha shumica e tyre në mos të gjitha i përkasin kohës para strategjisë së re të presidentit Obama për Afganistanin që shpalosi në muajin dhjetor.

Zoti Kerry tha se pjesa më shqetësuese e informacioneve të nxjerra janë akuzat se sigurimi pakistanez ka lidhje të ngushta me talebanët e Afganistanit.

Këto nuk janë akuza të reja. Është e rendësishme për të gjithë që ta kuptojnë këtë. Ne jemi përpjekur me këto akuza dhe kemi bërë disa përparime.

Zoti Kerry ka luajtur një rol kryesor në sigurimin e 7.5 miliard dollarëve për një paketë ndihmash zhvillimi për Pakistanin. Ai po e gjen veten nën presion si nga ligjvënësit demokratë ashtu edhe nga republikanët të cilët po ngrejnë pikëpyetje lidhur me suksesin e politikave të administratës së presidentit Obama në rajon.

Por dëshmitarët në seancën degjimore për ripajtimin i bënë thirrje Kongresit dhe popullit amerikan që të mos braktisin përpjekjet për stabilizimin e Afganistanit.

Ish ambasadori amerikan në Irak dhe Pakistan, Ryan Crocker tha se një stategji afatgjatë anti-talebane është e nevojshme në Afganistan, por se kjo kërkon kohë dhe durim, dy gjëra këto tha ai, që janë të pavaforshme në Amerikë.

Miqtë tanë janë të pasigurtë rreth angazhimit tonë dhe po sprapsen; armiqtë tanë mendojnë se mund të qendrojnë më gjatë se ne. Ne duhet ta bëjmë të qartë për të dyja palët se vendosmëria jonë është e barabrtë me të tyren.

David Kilcullen, është një analist për kundërmësymjen në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane këtu në Uashington. Ai thotë se është e rendësishme për pajtimin afgan që të mundohen të përfshijnë njerëzit e thjeshtë anëtarë të lëvizjes talebane. Ai shton se do të jetë e rëndësishme që nogocimi të zhvillohet nga pozita të forta dhe se forcat nderkombëtare dhe afgane kanë nevojë për një goditje të fortë dhe taktike kundër talebanëve.

Ne duhet të vrasim shumë talebanë dhe duhet të prishim organizatën e tyre. Është e pakëndshme por e pashmangëshme. Duhet bërë ky lloj dëmi ndaj organizatës terroriste para se ajo të bëhet e gatshme për të biseduar.

Zoti Kilcullen thotë se historia tregon se është shumë e vështirë për të mundur një forcë të tillë dhe se koha dhe durimi janë esenciale për këtë detyrë.

Senatori Kerry shprehu zhgënjim lidhur me mungesën e përparimeve pas pothuajse 10 vite operacionesh amerikane në Afganistan, duke thënë se beson se afgananët duhet ta kuptojnë se është lufta e tyre dhe se populli amerikan nuk janë të gatshëm të mbajnë trupa luftarake në atë vend përgjithmonë.

Presidenti Obama ka thënë se ka në plan të fillojë tërheqjen e trupave luftarake nga Afganistani korrikun e vitit të ardhëshëm.

XS
SM
MD
LG