Lidhje

Separatistët pro-ruse vrasin 13 ushtarë ukrainas


Presidenti në detyrë i Ukrainës thotë se 13 ushtarë u vranë kur separatistët pro-rusë sulmuan një postbllok në Donetsk të Ukrainës lindore.

Presidenti Oleksandr Turchnyov tha sot se separatistët sulmuan pikën e kontrollit duke përdorur mortaja dhe granatë-hedhës.

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës kishte njoftuar më parë se në sulm ishin vrarë tetë ushtarë.

Kryeministri në detyrë i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk, i thirrur sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, akuzoi Rusinë se po përpiqet të shkallëzojë konfliktin dhe të prishë zgjedhjet presidenciale të së djelës.

Rusia akuzon Kievin se po ndërmerr operacione ushtarake në lindje të Ukrainës dhe se ka dështuar në zbatimin e masave për t’i dhënë fund krizës.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se 20 trena dhe 15 avionë me trupa janë hequr nga kufiri me Ukrainën.

Po sot, shefi i Natos Anders Fogh Rasmussen tha se ka patur një fare aktiviteti të trupave ruse në kufirin me Ukrainën që mund të nënkuptojë se disa nga forcat po përgatiten për tërheqje.
XS
SM
MD
LG