Lidhje

Separatistët rrëzojnë një helikopter në Slovyansk


Separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës qëlluan dhe rrëzuan një helikopter ushtarak ukrainas duke vrarë 14 trupa qeveritare përfshi një gjeneral.

Presidenti në detyrë Oleksandr Turchynov i tha parlamentit sot se “terroristët” përdorën një raketë për të rrëzuar helikopterin në qytetin e kontrolluar nga separatistët të Slovyanskit.

Sot paradite, një drejtues separatist tha se grupi i tij po mban peng katër vëzhgues evropian që figurojnë të humbur që nga e hëna.

Kryetari i bashkisë së Slovyanskit, Vyacheslav Ponomarev, tha se vëzhguesit janë mire dhe mund të lirohen së shpejti.

Ai tha se kishte paralajmëruar Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë se monitoruesit nuk duhet të udhëtojnë në zone, por se ata kishin shkuar atje megjithatë.

OSBE-ja tha dje se një grup me 11 vëzhgues u ndalua në të njëjtën zone por më pas u lirua. Vëzhguesit janë në Ukrainë si pjesë e një misioni për të ulur tensionet dhe për të nxitur paqen dhe sigurinë.
XS
SM
MD
LG