Lidhje

Kryengritësit pro-rusë hapin zjarr ndaj anijes ukrainase


Separatistët pro-rusë kanë hapur zjarr ndaj një anijeje kufitare patrullimi ukrainase, në Detin e Azovit.

Një zëdhënës ukrainas thotë se ishte përdorur artileri dhe se anija kishte pësuar dëmtime.

Nuk ka informacion se sa të rënda janë dëmet dhe nëse ka viktima.

Por një ish-komandant ushtarak separatist e quan këtë humbjen e parë detare të qeverisë ukrainase.

Deti Azov lag gjithë bregun juglindor të Ukrainës, ku forcat qeveritare po luftojnë për të rimarrë kontrollin nga separatistët pro-rusë.

Presidenti rus Vladimir Putin po bën thirrje për bisedime të menjëhershme dhe të gjithanshme për statusin e Ukrainës juglindore.

Zoti Putin tha sot në televizionin shtetëror se një lëvizje e tillë është e nevojshme “për të mbrojtur interesat e ligjshme të popullsisë” së rajonit.

XS
SM
MD
LG