Lidhje

Sequi komenton për zgjedhjet në Shqipëri


Ambasadori i delegacionit të BE-së theksoi edhe një herë rëndësinë që ka mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm për përparimin e vendit drejt BE-së

Në Tiranë ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi, theksoi sot edhe një herë rëndësinë që ka mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Ambasadori Sequi i bëri komentet e tij në përfundim të një takimi që ai pati me kryetaren dhe zëvendëskryetarin e ri të Komisionit qendror të Zgjedhjeve. “Cilesia e mirë e zgjedhjeve dhe mbajtja e tyre sipas standarteve ndërkombëare do të jenë një test kritik për të ardhmen e Shqipërisë dhe hapat e saj drejt BE dhe veçanërisht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi ai duke perifrazuar qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle për këtë çështje.

Ambasadori Sequi vuri në dukje se rëndësi nuk ka vetëm dita e zgjedhjeve por i gjithë procesi përgatitor duke shtuar se gjatë takimit me drejtuesit e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve ai kishte theksuar “nevojën për të patur konsunsus në funksionimin e KQZ”. Zoti Sequi u shpreh se kishte konstatuar angazhim dhe vullnet të KQZ-së për të ecur përpara.

Por sprova e parë për KQZ pritet të jetë nesër ku do të duhet të diskutohet për numrin e deputetëve në dy qarqe të vendit, çështje për të cilën ka një debat të fortë mes shumicës dhe opozitës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG