Lidhje

Sequi: “Ndërkombëtarët mbështesin prokurorinë për 21 janarin”


Sequi: “Ndërkombëtarët mbështesin prokurorinë për 21 janarin”
Sequi: “Ndërkombëtarët mbështesin prokurorinë për 21 janarin”

Diplomatët perëndimorë deklaruan sot se mbështesin hetimet për ngjarjet e 21 janarit dhe se kanë besim tek prokuroria shqiptare. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Etore Sequi, tha se së bashku me përfaqësitë diplomatike të SHBA dhe OSBE ruajnë qëndrimin e “ky hetim duhet të jetë i pavarur, gjithëpërfshirës dhe pa ndërhyrje politike”. Ambasadori Sequi tha se diplomatët po i ndjekin me vëmendje deklaratën e prokurores së përgjithshme Ina Rama me rezultatet hetimeve, reagimin e qeverisë dhe të opozitës ndaj këtyre hetimeve, sepse dërkomëbëtarët mendojnë se është shumë e rëndësishme që të hidhet dritë mbi ngjarjet e datës 21 janar.

“Populli shqiptar pret që të vendoset drejtësia për 21 janarin - tha ambasadori Sequi. - Presim që hetimet të shkojnë përpara përmes zyrës së prokurorisë, sepse ne; SHBA, BE dhe OSBE kemi besim dhe mbështesim këtë institucion. Ne gjithashtu besojmë se gjykatat do të bëjnë punën e vet në mënyrë që të jepet drejtësia”.

Ambasadori Sequi tha se mbizotërimi i ligjit nuk është vetëm një çështje që lidhet me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por shteti i të drejtës dhe sundimi i ligjit është ajo që presin qytetarët shqiptarë. Ai i bëri këto komente gjatë një konference ku u diskutua për reformimin e drejtësisë shqiptare me ndihmën e misionit Euralius të Bashkimit Europian.

XS
SM
MD
LG