Lidhje

Brukseli angazhohet për një proces zgjedhor të suksesshëm në Shqipëri


Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi foli në Tiranë në përfundim të një takimi me drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, Conny McCormack

Në Tiranë ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi ritheksoi sot edhe një herë angazhimin e Brukselit për një proces zgjedhor të suksesshëm në Shqipëri më 23 qershor.

Ambasadori Sequi foli në përfundim të një takimi që pati me drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, Conny McCormack.

Bashkimi Europian ka vendosur të mbështesë financiarisht, me mbi 200 mijë euro, praninë në këtë mision të 6 vëzhguesve afatgjatë dhe 32 vëzhguesve afatshkurtër.

Lidhur me bisedime të mundshme mes palëve në Tiranë për zgjidhjen e ngërcit të Komisionit qëndror të zgjedhjeve ambasadori Sequi tha se Bashkimi europian nuk është pjesë e tyre.

Ai përsëriti edhe një herë përfundimet e Këshillit europian, dhjetorin e kaluar ku u theksua se një cilësi e mirë e zgjedhjeve dhe zhvillimi i suksesshëm i tyre do të jetë një test i thelbësor për funksionimin e mirë të institucioneve demokratike të vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG