Lidhje

Sera e tulipanëve në Virxhina e kultivon këtë lule me miliona


Sera e tulipanëve në Virxhina e kultivon këtë lule me miliona
Sera e tulipanëve në Virxhina e kultivon këtë lule me miliona

Në pranverë shikon çeljen e luleve dhe një nga vendet më mahnitëse është pranë Stivënsburgut në Virxhinia, vetëm 110 kilometra jashtë Uashingtonit. Firma “Fresh Tulips USA”, shpërndan 4.5 milionë rrënjë tulipanësh në javë, duke e bërë këtë një nga serat më të mëdha në botë.

Koen Hakman është kultivues hollandez tulipanësh, i cili u vendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2004. Brenda shtatë vjetësh, kompania e tij është bërë një nga prodhueset më të mëdha të tulipanëve në botë.

“Ne jemi si një fabrikë tulipanësh. Kemi 100 punonjës dhe qendrojmë hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në në 3 pas mesnatës”.

Qëllimi fillestar i Hakmanit ishte që shiste rreth 5 milionë tulipanë në vit, por shitjet e tij vjetore janë kapur tani 45 milionë. Kompania shpërndan 400 mijë tulipanë në ditë në tregje të ndryshme në gjysmën lindore të Shteteve të Bashkuara, nga Bostoni në Florida e deri në Teksas. Pervec shtrirjes së biznesit të zotit Hakman, firma ka edhe një fakt tjetër interesant, të gjithë tulipanët kultivohen pa përdorur shtretër dheu.

"Ne i kultivojmë tulipanët në formë hidroponike, pa përdorur dhe, kimikate apo pesticide. Rrënja ushqehet me komponente të shumta të tretura në ujë dhe disa fertilizatorë për rritjen e plotë të tyre. Mendoj se kjo është një praktikë mjaft novatore”.

Nuk është e lehtë për të kultivuar 45 milionë tupipanë në vit. Për kët duhet një organizim shumë i mirë dhe një kopësht shumë modern.

"Sera me sipërfaqe rreth 40 mijë metra katroreka rreth 8 milionë tulipanë dhe është potësisht e automatizuar. Çatia e saj mund të hapet plotësisht dhe është prej xhami të fortë. Ne kemi të instaluara panele për energji, hije, ngrohje dhe ujë. Gjithçka këtu i shërben rritjes së tulipanëve me shumicë”, thotë zoti Hakman.

Në gjithë këtë serë, ujitja bëhet ngadalë në gjithë sipërfaqen, ndërkohë që punëtorët mbjellin, mbledhin dhe paketojnë tulipanët.

"Ky është praktikisht fundi i procesit dhe pas kësaj mbetet vetëm paketimi”.

Zakonisht, firma “Fresh Tulips USA” transporton 400 mijë tulipanë në ditë. Por vëllimi i transportuar rritet ndjeshëm në maj, kur afrohet Dita e Nënës në Shtetet e Bashkuara. Zoti Hakman thotë se përgatitjen për Ditën e Nënës fillojnë një vit më parë.

"Nëse ne nuk përgatitemi që në muajin maj për majin e vitit tjetër, do të ishte shumë vonë. Mua më duhen rreth 5-6 milionë tulipanë për Ditën e Nënës dhe po të mos përgatitem me kohë nuk do të isha në gjendje t’i siguroja ato”.

Zoti Hakman thotë se është diçka e zakonëshme për sasi të mëdha tulipanësh që të kultivohen në mënyrë hidroponike. Por ai thotë se në gjithë botën janë vetëm pesë firma të mëdha si kjo që kultijojnë tulipanët.

Gjashtë milionë tulipanë. Për firmën “Fresh Tulips USA” kjo është një ditë e zakonëshme pune, ndërsa për zotin Hakman pasioni i tij.

XS
SM
MD
LG