Lidhje

Shugurohet Peshkopi i Kishës Serbe në Prizren


Shugurohet Peshkopi i Kishës Serbe në Prizren
Shugurohet Peshkopi i Kishës Serbe në Prizren

Në Prizren sot është shuguruar peshkopi i kishës ortodokse serbe Teodosije. Shugurimi i tij është bërë në kishën e Shën Gjergjit në Prizren në një ceremoni të posaçme në të cilën morrin pjesë kreu i kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej, si dhe përfaqësues të qeverisë së Serbisë.

Forcat e KFOR-it dhe të policisë së Kosovës janë kujdesur për sigurinë gjatë ceremonisë në të cilën kanë marrë pjesë mbi një mijë besimtar serb, por edhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare.

Shugurimi i Peshkopit Teodosije pasoi shkarkimin nga ky post të ish peshkopit Artemije, i cili ishte akuzuar nga autoritete e kishës serbe për keqpërdorim të pozitës së tij. Në vitin 1999 ai e kishte vendosur selinë e dioqezës Rashkë-Prizren në manastirin e Graçanicës.

Ceremonia ka kaluar pa ndonjë incident, ndërsa gjatë saj patriarku serb Irinej ka tërhequr vëmendjen në siç ka thënë ai problemeve me të cilat përballen pjesëtarët e komunitetit serb. Ai ka përvijuar edhe çështjet e raportit të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili nxiti zemërim në Kosovë me akuzat e tij ndaj kryeministrit Hashim Thaçi si kreu i një grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve të marra nga serbët që mbaheshin të burgosur gjatë konfliktit në Kosovë.

XS
SM
MD
LG