Lidhje

Serbët në veri diskutojnë me misionet ndërkombëtare për çështjen e barrikadave


Serbët në veri diskutojnë me misionet ndërkombëtare për çështjen e barrikadave
Serbët në veri diskutojnë me misionet ndërkombëtare për çështjen e barrikadave

Në Kosovë autoritetet e sigurisë thonë se gjendja në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe është e qetë por e tensionuar, ndërsa rrugët po mbahen të bllokuara nga serbët lokal që kundërshtojnë vendosjen e policisë dhe doganierëve të Kosovës në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Pasdite përfaqësuesit e serbëve kanë filluar një takim me përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale në veri. Ndonëse ishte ftuar nga serbët lokal, në takim nuk po merr pjesë komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s, gjenerali Erhard Drews.

Përfaqësuesit politikë të serbëve, janë shprehur të gatshëm të bëjnë largimin e pjesshëm të barrikadave për të lejuar lëvizjen e forcave ndërkombëtare, por kanë vënë kushte për lëvizjen e trupave të Misionit të EULEX-it, duke kërkuar garanci prej tyre që nëpër të njëjtat rrugë të mos transportohen edhe doganierët dhe policia kufitare e Kosovës.

Ndërkaq, zyrtarë ndërkombëtarë të sigurisë thonë se liria e lëvizjes duhet të rivendoset për të gjithë pa dallime.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s filluan javën e kaluar një aksion për zhbllokimin e rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare në veriun e Kosovës me qëllim të vendosjes së lëvizjes së lirë. Forcat e KFOR-i përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po kundërshtonin largimin e barrikadave.

XS
SM
MD
LG