Lidhje

Kosovë, serbët në veri shkëpusin kontaktet me EULEX-in

  • Leonat Shehu

Kosovë, serbët në veri shkëpusin kontaktet me EULEX-in

Kosovë, serbët në veri shkëpusin kontaktet me EULEX-in

Serbët në veri shkëpusin kontaktet me EULEX-in

Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës thanë se kanë vendosur të shkëpusin të gjitha kontaktet me personelin e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë. Ata thonë se EULEX-i po mbështet “autoritetet shqiptare në rajonin e mbizotëruar nga serbët”.

Përfaqësuesit serbë paralajmërojnë se nuk do të bashkëpunojnë as me paqeruajtësit e KFOR-it dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Zyrtarë të EULEX-it, thanë se ky vendim nuk do të ndikojë në punën e personelit të Bashkimit Evropian në asnjë pjesë të Kosovës.

Por, ky vendim shihet si pengesë në përpjekjet për të vendosur sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Veriu i banuar me shumicë serbe është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG