Lidhje

Serbi: 17 të arrestuar nën dyshimet për trafikimin e imigrantëve të paligjshëm

  • Zëri Amerikës

Serbi: 17 të arrestuar nën dyshimet për trafikimin e imigrantëve të paligjshëm

Serbi: 17 të arrestuar nën dyshimet për trafikimin e imigrantëve të paligjshëm

Në Serbi, autoritetet kanë arrestuar sot gjatë kontrolleve të zhvilluara në mbarë vendin, 17 persona të dyshuar për trafikimin e qindra imigrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Azia për në Evropën Perëndimore.

Në një tjetër zhvillim, policia serbe ka ndaluar të paktën 12 imigrantë të paligjshëm, që përpiqeshin të hynin në Serbi nga Maqedonia.

Punonjësit doganorë thanë se imigrantët nga Somalia dhe Afganistani ishin fshehur në një kamion të regjistruar në Maqedoni. Serbia dhe Maqedonia janë pjesë e së ashtuquajturës rrugë ballkanike që shfrytësohet nga bandat e krimit të organizuar për kontrabandën e drogës dhe trafikimin e njerëzve në Evropën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG