Lidhje

Aleksandar Vuçiç, kryeministri i ri i Serbisë


Aleksandar Vuçiç është kryeministri i ri i Serbisë. Nacionalisti i vijës së ashpër, i kthyer në reformator pro-evropian siguroi votat e 198 anëtarëve të parlamentit, ndërkohë që 23 deputetë votuan kundër. Shtatë abstenuan.

Zoti Vuçiç u tha ligjvënësve se do të kalojë çdo moment të ditës brenda mureve të parlamentit, deri kur të miratohet paketa e tij e reformave ekonomike. Ai tha se metoda e vjetër e drejtimit të vendit në Serbi ka nervozuar investitorët, nuk ka krijuar vende pune e nuk ka luftuar korrupsionin.

Paketa e re e reformave ekonomike përfshin shkurtime në shpenzime dhe rritje taksash. Opozita e ka kundërshtuar si një program populist dhe si premtime boshe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG