Lidhje

Serbi: Tadiç dhe Nikoliç drejt balotazhit


Në Serbi, pas zgjedhjeve të djeshme presidenciale, duket se kandidati pro-evropian Boris Tadiç dhe rivali i tij nacionalist, Tomislav Nikoliç do të shkojnë në balotazh.

Sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, numërimi ende jo i plotë i votave tregon se zoti Tadiç i Partisë Demokratike ka marrë 26.7 përqind ndërsa Nikoliç, udhëheqësi i Partisë Progresiste Serbe, partia populiste, ka marrë 25.5 për qind.

Ndërkohë, në zgjedhjet për parlamentin, partia socialiste e themeluar nga Sllobodan Milloseviçi ka dalë e treta. Udhëheqësi i kësaj partie Ivica Daçiç tha se partia e tij ka arritur rezultatin më të mirë që nga largimi i Millosheviçit nga skena politike në vitin 2000 dhe se ai do të kërkojë postin e kryeministrit në qeverinë e ardhëshme.

Ende nuk është e qartë se në ç’mënyrë zgjedhjet e djeshme do të ndikojnë mbi ritmin e refomave ekonomike dhe shoqërore në Serbi të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG