Lidhje

Socialistët do të formojnë qeverinë në Serbi


Ivica Daçiç
Ivica Daçiç

Presidenti serb Tomislav Nikoliç, tha se çfarëdo qeverie që të formohet, ajo do të jetë e orientuar në rrugën evropiane.


Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, mori sot mandatin për të ngritur qeverinë e koalicionit me Partinë Përparimtare të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç.

Ky vendim u bë publik nga presidenti serb, i cili u tha mjeteve serbe të informimit se koalicioni i partisë së tij dhe socialistëve, ka arritur të sigurojë shumicën parlamentare.

Presidenti serb tha se çfarëdo qeverie që të formohet, ajo do të jetë e orientuar në rrugën evropiane.

Por, përbërja e koalicionit të ri shihet më shqetësim nga qarqet diplomatike perëndimore dhe mbështetësit e integrimeve evropiane të Serbisë.

Socialistët e Ivica Daçiçit, dolën të tretët në zgjedhjet parlamentare të gjashtë majit në Serbi, ndërsa përpjekjet për krijimin e qeverisë me Partinë e ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, dështuan.

Socialistët serbë dhe Partia Radikale serbe, nënkryetar i së cilës ishte edhe presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ishin aleatë në periudhën e luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe luftës së Kosovës.

Diplomatët, mbeten të shqetësuar për gatishmërinë e këtyre forcave politike për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet fqinje, posaçërisht me Kosovën, pavarësia e së cilës vazhdon të kundërshtohet ashpër nga Serbia.
XS
SM
MD
LG