Lidhje

Serbi-Maqedoni: Bashkëpunim për kontrollin e tifozëve

  • Isak Ramadani

Serbi-Maqedoni: Bashkëpunim për kontrollin e tifozëve

Serbi-Maqedoni: Bashkëpunim për kontrollin e tifozëve

Ministrat e Punëve të Brendëshme të Serbisë dhe Maqedonisë, Ivica Daçiç dhe Gordana Jankullovska nënshkruan sot në qytetin e Nishit një protokoll për bashkëpunimin e policive në fushën e sigurisë gjatë kampionatit evropian të hendbollit që pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Serbi.

Policët e Maqedonisë do të kujdesen për tifozët maqedonas, duke i shoqëruar gjatë lëvizjeve në qytetin jugor të Serbisë, por edhe do të bëjnë dorëzimin e tyre në rast se kryejnë vepra penale.

Dy ministrat komentuan për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e mirë mes dy ministrive. Në të kaluarën, një pjesë e tifozëve maqedonas kanë përdorur gjuhë dhe gjeste fyese, sidomos kundër ekipeve shqiptare.

XS
SM
MD
LG