Lidhje

Serbi, FMN, marrëveshje për një hua të re 1.4 miliardë dollarëshe

  • Zëri Amerikës

Serbi, FMN, marrëveshje për një hua të re 1.4 miliardë dollarëshe

Serbi, FMN, marrëveshje për një hua të re 1.4 miliardë dollarëshe

Serbia dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar arritën një marrëveshje për një hua të re prej 1.4 miliardë dollarësh për një periudhë 18 mujore.

Shefi i misionit të FMN-së Albert Jaeger tha sot se marrëveshja do ta ndihmojë Serbinë të ruajë stabilitetin dhe të përmirësojë klimën e biznesit. Serbia mund ta përdorë huanë e re vetëm në se do t’i duhet për të mbrojtur sistemin financiar nga tronditje të mundshme.

Zoti Jaeger tha se të dhënat e fundit financiare të Serbisë kanë qënë zhgënjyese dhe kjo e detyroi FMN-në, të parashikojë një rritje më të dobët ekonomike se më parë. Serbia po përpiqet të marrë vetë nga rënia e thellë ekonomike.

Ekonomia e Serbisë parashikohej të rritej me 3 përqind për 2011 dhe 4.5 përqind për 2012. Sipas parashikimeve të reja, rritja për 2011 mendohet të jetë 2 përqind dhe për vitin e ardhshëm 3 përqind.

XS
SM
MD
LG