Lidhje

Serbia dhe Kosova ndërmarrin përpjekje të reja diplomatike


Serbia dhe Kosova ndërmarrin përpjekje të reja diplomatike
Serbia dhe Kosova ndërmarrin përpjekje të reja diplomatike

Serbia dhe Kosova po ndërmarrin përpjekje të reja diplomatike – Prishtina për siguruar më tepër njohje ndërkombëtare të pavarësisë së saj ndërsa Beogradi për t’i penguar ato.

Përpjekjet vijnë pas opinionit të shprehur të enjten nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila e quajti të ligjshme dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar deklaratën e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.

Kosova po e shfrytëson opinionin e dhënë nga gjykata për t’u bërë thirrje më shumë vendeve që ta njohin zyrtarisht sovranitretin e saj. Deri tani, 69 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe më tepër se 20 shtete të Bashkimit Evropian e kanë njohur Prishtinën.

Serbia po e lufton opinionin e Gjykatës duke dërguar emisarë në 55 vende në përpjekje për të bllokuar njohje të mëtejshme. Serbia po përpiqet gjithashtu të pengojë përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç tha dje se vendimi i Gjykatës mund t’u japë nxitje lëvizjeve të tjera separatiste në botë.

Rusia dhe Kina, që të dyja anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG