Lidhje

Serbia ekstradon në Hagë Goran Haxhiçin

  • Zëri Amerikës

Serbia ekstradon në Hagë Goran Haxhiçin

Serbia ekstradon në Hagë Goran Haxhiçin

Serbia ka ekstraduar ish-udhëheqësin serb të Kroacisë, Goran Haxhiç në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.

Ministri serb i Drejtësisë e bëri sot këtë njoftim.

Policia e mori Haxhiçin nga shtëpia e së jëmës në Beograd, për ta çuar në aeroport drejt Hagës.

52-vjeçari Goran Haxhiç udhëhoqi trupat serbe të Kroacisë gjatë konfliktit ballkanik të viteve 1990. Ai u zhduk në vitin 2004, pasi Gjykata e Hagës ngriti ndaj tij 14 aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai akuzohet për dhënien e urdhërit për vrasjen e qindra banorëve jo serbë të Kroacisë, dhe për deportimin e mijëra të tjerëve.

XS
SM
MD
LG