Lidhje

Serbia merr statusin e vendit kandidat në BE


Bashkimi Europian i dha Sebisë statusin e vendit kandidat, duke cituar përmirësimin e marrëdhënieve të këtij vendit me Kosovën. 27 vendet anëtare të BE-së e shpallën vendimin e tyre mbrëmë gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompy e quajti këtë një arritje mbresëlënëse për Serbinë - një vend i cili u bombardua nga forcat e NATO-s 13 vjet më parë për shkak të fushatës së spastrimit që nisi kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

“Ne ramë dakort që t’i japim Serbisë statusin e vendit kandidat për në BE. Kjo është një arritje e mrekullueshme, rezultat i përpjekjeve të demonstruara nga të dyja palët në dialogun mes Prishtinës e Beogradit. Shpresoj se ky hap do të inkurajojë Serbinë që të ndërrmarë përpjekje të mëtejshme për të plotësuar kriteret e vendosura politike dhe ekonomike për anëtarësimin në BE. Gjithashtu unë shpresoj se Beogradi do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin perëndimor”.

Serbia është përpjekur për vite që t’i bashkohet Bashkimit Europian. Por udhëheqësit e BE kishin kërkuar më shumë bashkëpunim nga Serbia për të kapur kriminelët e luftës dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.

Gjatë tre viteve të kaluara, policia serbe kapi dy të dyshuarit kryesor për krime lufte, Ratko Mladiç dhe Radovan Karaxhiçit.

Ndërsa Serbia me vendosmëri kundërshton njohjen e pavarësisë së Kosovës, ajo arriti dy marrëveshje të rëndësishme me Kosovën, atë për menazhimin e kufirit dhe për përfaqësimin e Kosovës në forumet nëdrkombëtare.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian zgjat me vite dhe nuk është e qartë se kur Serbia do të jetë gati të anëtarësohet në këtë organizatë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG