Lidhje

Skandali me qumështin në Serbi

  • Steve Baragona

Një skandal lidhur me qumështin e kontaminuar në Ballkan thekson kërcënimin global për sigurinë e ushqimeve:

Ministri serb i Bujqësisë, Goran Knezevic shprehu besimin se qumështi i prodhuar në vend është plotësisht i sigurtë për t’u pirë.

Në analizat e muajve të fundit u gjet aflatoxinë në qumësht, në nivel më të lartë se sa lejohet nga ligji i miratuar dy vjet më parë. Qeveria serbe tani e ka rritur kufirin e lejuar dhjetë-fish. Por ministri Knezevic thekson se ky nivel më i lartë konsiderohet i sigurtë në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të tjera të botës.

Aflatoxina hyn në përbërjen e qumështit përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve. Shmangia e kësaj substance nga ushqimet ka qenë një sfidë kohët e fundit dhe jo vetëm në Serbi, thotë specialisti në Departamentin amerikan të Bujqësisë, Peter Cotty.

"Këtë vit kemi patur një rritje të nivelit të aflatoksinës, të shoqëruar me temperaturat tepër të larta dhe me thatësirën që kemi patur, sidomos në ato rajone të vendit ku prodhohet misri.”

Nxehtësia dhe thatësira ushtrojnë stres tek drithërat, duke lehtësuar kushtet për depërtimin në to të mykut që prodhon substancën aflatoxinë. Specialisti Cotty thotë se nivelet e larta të kimikateve përbëjnë shqetësim për çdo ushqim.

“Ne shqetësohemi më tepër kur aflatoxina ndeshet në ushqimet kryesore, të cilat njerëzit i konsumojnë me shumicë.”

Për shembull, në disa pjesë të Afrikës, njerëzit ushqehen me misër në çdo vaft. Temperaturat e larta, praktikat jo të mira të tharjes dhe ruajtjes së misrit e bëjnë afaltoxinën një kërcënim të përvitshëm në ato vende. Në vitin 2004 pati një epidemi të madhe, sipas Ranaxhitit Bandyo-padheit, i Institutit Tropikal Ndërkombëtar, ITA.

"Më tepër se 200 persona vdiqën atë vit në Kenia për shkak të helmit aflatoxin. Por akoma më të rrezikshme janë pasojat e ngadalta helmuese të kësaj substance."

Myku helmues që rritet tek kikiriku, misri dhe prodhime të tjera në këto rajone janë shkatarët kryesorë të kancerit, por edhe më gjerë, thotë studjuesi Peter Coty.

“Kjo substancë, po ashtu, shkakton dëmtime gjatë rritjes tek njerëzit, zhvillim të pamjaftueshëm tek fëmijët. Po ashtu këto helme shoqërohen me uljen e sistemit imunitar dhe mund të dëmtojnë rëndë, deri në mosfunksionim, mëlçinë."

Për të pakësuar rreziqet, fermerët në Afrikë, në Shtete e Bashkuara dhe vende të tjera, janë duke e luftojnë mykun me myk.

Përmes një metode natyrale të krijuar nga studiuesi amerikan Peter Cotty dhe Bandyo-padheit, i Institutit Tropikal Ndërkombëtar, fermerët i spërkatën fushat e mbjella me grurë me një substancë myku, shumë të ngjashme me ato që prodhojnë aflatoxinën.

"Myku i spërkatur si të thuash konkuron, duke i mundur prodhuesit e aflatoxinës dhe i zhvendos ato në mjedis. ...Dhe me një aplikim të vetëm të spërkatjes, substanca toksike tek prodhimet pakësohet me 80 deri në 90 për qind."

Por analizat për substanca helmuese në ushqime është mjeti i fundit i mbrojtjes prej saj. Dhe blegtorët e Serbisë këmbëngulin se e kanë kaluar këtë provë.




XS
SM
MD
LG