Lidhje

Serbia nën presion për Kosovën si kusht për kandidaturën në BE

  • Diana Kahn

Serbia nën presion për Kosovën si kusht për kandidaturën në BE

Serbia nën presion për Kosovën si kusht për kandidaturën në BE

Dhuna e kohëve të fundit në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës në veri solli pengesën më të madhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi këtë javë dhunën, por refuzoi kërkesën e Serbisë për ta implikuar Kosovën në provokimin e konfliktit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Diana Kahn na informon nga Beogradi se presioni ndaj udhëheqësve serbë është në rritje.

Shpërthimi i dhunës në veri të Kosovës në fund të korrikut ishte më i rëndi në disa vjet. Ai la një polic të vrarë dhe shumë civilë të plagosur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u përgjegj ndaj përleshjeve duke thënë se Bashkimi Evropian besonte se ngjarje të tilla i përkisnin të kaluarës.

Disa javë më vonë, zonja Merkel e shtoi edhe më shumë presionin, duke i bërë thirrje Beogradit të suprimojë institucionet e tij në veriun e Kosovës dhe të lejonte EULEX-in të vepronte lirisht atje. Ajo ia vuri këto si kushte Serbisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kjo ishte hera e parë që shumica e serbëve i dëgjonin këto kushte. Kjo deklaratë e Kancelares Merkel pas dhënës së kohëve të fundit dhe pasi Seribia transferoi në Hagë dy të dyshuar për krime lufte, mundësia e mosmiratimit të kandidaturës së Serbisë për në Bashkimin Evropian i kapi njerëzit në befazi. Serbia ka punua prej shumë vitesh që të hyjë në Bashkimin Evropian dhe Komisioni Evropian do të paraqesë rekomandimet e tij në muajin tetor. Maja Bobiç është kryetare e Lëvizjes Evropiane në Serbi, e cila promovon vlerat demokratike dhe integrimin në BE.

"Ndoshta ishte vetëm çështje kohe, pasi ne kishim dëgjuar në shumë raste gjatë gjithë vitit se pas plotësimit të kkushte më të rëndësishe, si bashkpunimi me Gjykatën e Hagës dhe natyrisht vazhdimi i reformave të brendëshme, statusi i kandidatit ishte diçka pothuajse e garantuar. Kjo ishte diçka që ne e kishim dëgjuar edhe nga zyrtarët evropianë. Ishte marrë si i mirëqënë statusi i kandidatit, si diçka që Serbia do ta kishte këtë vit”.

Presidenti Boris Tadiç tha se Beogradi nuk do t’i suprimojë institucionet e tij në veriun e Kosovës. Ai tha se Serbia është e hapur ndaj misionit të Bashkimit Evropian në gjithë teritorin dhe se ka mjaft vend për kompromis. Por ai pranoi gjithashtu për herë të parë se ekziston mundësia që Serbia të mos e fitojë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian këtë vit. Udhëheqës të tjerë serbë bënë deklarata të ngjashme.

Ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, i tha medias serbe se Serbia do t’i mbajë institucionet e saj në veriun e Kosovës, edhe në qoftë se kjo bëhet shkak për “bllokimin e rrugës së saj për në Bashkimin Evropian”.

Në Kombet e Bashkuara, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënonte Kosovën për shkallëzimin e dhunës. Ai iu përmbajt pretendimit nacionalist serb për Kosovën.

"Dua të theksoj edhe një herë qendrimin e qeverisë time ndaj përpjekjes së Prishtinës për shkëputjen e njëanëshme nga Serbia. Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim atë as hapur dhe as tërthorazi. Ky është mandati i vullnetit demokratik të popullit tonë, i mishëruar në kushtetutën tonë”.

Udhëheqësit serbë e kanë të qartë se Beogradit nuk i kërkohet të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por të normalizojë marrëdhëniet me të. Por shumë i shikojnë këto kërkesa si njohje de-facto, diçka që politikanët serbë besojnë se zgjedhërit e tyre nuk do ta pranonin kurrë.

Bosko Jaksiç, analist i gazetës serbe Politika, thotë se Serbia e ka humbur tashmë Kosovën. Ai thotë se politikanët serbë kanë frikë se po të tradhëtojnë bazën e tyre nacionaliste do t’u kushtojë në zgjedhjet e ardhëshme.

"Shumica e serbëve po e kuptojnë se Kosova nuk është më Serbi dhe për mendimin tim politikanët nuk janë budallenj që të mos e kuptojnë këtë. Unë do t’u thosha atyre t’i drejtohen vendit, duke i thënë se ne kemi mbështetjen tuaj që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian dhe ne do ta bëjmë këtë. Çmimi për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”.

Kancelarja Merkel ishte të martën në Slloveni, ku gazetarët thanë se ajo e kishte zbutur qendrimin e saj, duke thënë se në Kosovë mund të ndiqet një praktikë graduale.

Por anëtarja e Parlamentit Evropian Doris Pek i tha Zërit të Amerikës këtë javë se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një vend në konflikt me fqinjin e tij.

Beogradi duhet patjetër të demostrojë se është serioz rreth avancimit në negociatat me Kosovën. “Ne duam prova që ata janë të predispozuar”, tha ajo.

XS
SM
MD
LG