Lidhje

Lavrov: Vizita në Serbi – edhe për Ballkanin


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov në Serbi për të diskutuar veç tjerash edhe situatën në Ballkan,

Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, tha të hënën në Beograd se përveç çështjeve tjera të interesit të përbashkët, me autoritetet serbe do të diskutojë edhe për situatën në Ballkan dhe qëndrimin rus ndaj çështjes së Kosovës.

Ministri Lavrov shkoi të hënën në Beograd ku të martën do të takojë udhëheqësit më të lartë të Serbisë.

Aleate e Beogradit, Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, rastin e së cilës e kishte përmendur si precedent gjatë marrjes së vendimit për të bashkuar gadishullin ukrainas të Krimesë me Rusinë.

Krahasimi ishte hedhur poshtë nga bashkësia ndërkombëtare e cila rastin e Kosovës e trajton si një “rast të veçantë”

Shefi i diplomacisë ruse tha se Rusia dhe Serbia kanë shumë projekte ekonomike strategjike, projekte të natyrës humanitare. Ministri Lavrov i cili u prit në aeroportin e Beogradit nga shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç, tha se “pa dyshim, do të diskutojmë për çështje rajonale e ndërkombëtare si dhe për rrethanat në Ballkan dhe për veprimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, pasi Serbia vitin e ardhshëm do ta ketë presidencën e radhës”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG