Lidhje

Serbia: Rezolutë për të kërkuar falje për Srebrenicën


Parlamenti serb po konsideron të kërkojë falje publikisht për vrasjen e mijëra myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.

Një projekt-rezolutë e përgatitur nga partitë serbe në pushtet shprehte keqardhje për viktimat, dhe kërkonte falje për mosveprim në parandalimin e masakrës së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë.

Megjithatë, masa që po diskutohet sot nuk i cilëson këto vrasje si gjenocid.

Partitë nacionaliste serbe e kanë kundërshtuar projekt-rezolutën. Ata thonë se kjo e fundit duhet të dënojë edhe krimet e kryera nga myslimanët dhe kroatët gjatë luftës së Bosnjës nga viti 1992 në vitin 1995.

Parlamenti serb pritet të votojë për rezolutën sot.

XS
SM
MD
LG