Lidhje

Tadiç e quan faljen për Srebrenicën si hap drejt pajtimit rajonal

  • Zëri Amerikës

Tadiç e quan faljen për Srebrenicën si hap drejt pajtimit rajonal

Tadiç e quan faljen për Srebrenicën si hap drejt pajtimit rajonal

Presidenti serb Boris Tadiç thotë se fakti që Serbia kërkoi kohët e fundit falje për masakrën e Srebrenicës tregon përkushtimin e vendit për pajtimin rajonal.

Presidenti Tadiç thotë se rezoluta e miratuar muajin e kaluar nga Parlamenti i Serbisë është produkt i përkushtimit të vendit të tij për kthimin e besimit dhe nxitjen e miqësisë dhe mirëkuptimit me Bosnje-Hercegovinën.

Zoti Tadiç i bën këto komente në një artikull të botuar sot në gazetën amerikane "The Wall Street Journal". Udhëheqësi serb e cilëson në artikull deklaratën e Parlamentit serb si të paprecedent dhe thotë se ajo i hap rrugën edhe të tjerëve të pranojnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për mizoritë e kryera gjatë luftrave civile në ish-Jugosllavi.

Masakra e Srebrenicës ndodhi kur forcat serbe morën kontrollin e qytetit që mendohej se ishte nën mbrojtjen e OKB-së. 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë në këtë masakër, të cilësuar si më e rënda që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG