Lidhje

Kryeministri serb kërkon zgjedhje të parakohëshme


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në përpjekje për të siguruar mbështetje më të gjerë për reformat në procesin e integrimeve evropiane.

Ai i ka bërë këto komente në mbledhjen e Partisë Përparimtare Serbe që ai e udhëheq. Kryeministri Vuçiç tha se zgjedhjet janë të domosdoshme pasi që kërkohet një qeveri e re dhe e qëndrueshme.

Zoti Vuçiç nuk ka përmendur datë se kur do të mund të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, por mediat në Beograd kanë raportuar se datë e mundshme është 24 prilli.

Studimet e kryera nga organizata të ndryshme në Serbi flasin se Partia Përparimtare gëzon mbështetjen të madhe të votuesve. Analistët në Serbi pohojnë se me zgjedhjet e parakohshme Partia Përparimtare, synon të krijojë një qeveri të një koalicioni më të ngushtë e mbase të qeverisë e vetme.

Kryeministri Vuçiç tha se zgjedhjet e parakohshme synojnë të sigurojnë një mbështetjeje sa më të gjerë publike për reformat e kërkuara, pas hapjes së kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Serbia hapi këto kapituj më 14 dhejtor të vitit të kaluar si shpërblim për përfshirjen e saj në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Të dyja palët pritet që të vazhdojnë takimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në fund të këtij muaji.

Bisedimet me Serbinë i mundësuan Kosovës ndërkaq nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim asocim me Bashkimin Evropian në tetor të vitit të kaluar. Por, ajo mbetet vendi i fundit i Evropës Juglindore në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG