Lidhje

Serena Williams fiton Kampionatin e Parisit


Amerikania Serena Williams ka siguruar titullin e 20-të të kampiones në një nga kampionatet më prestigjoze të tenisit.

Tenisjerja numër një në botë, e cila ishte me grip ditët e fundit, mblodhi dje të gjitha forcat në finalen e Kampionatit të Tenisit në Paris përballë çekes Lucie Safarova.

Ajo shkon në gusht në Wimbledon si favoritja e atij kampionati me shpresën për të marrë të gjashtin titull të karrierës së saj në Kampionatin Britanik të Tenisit.

Serbi Novak Gjokoviç u mund nga svicerani Stan Wawrinka në finalen e meshkujve në Paris.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG