Lidhje

Ku është varrosur Migel Servantesi


Don Kishoti i Mançës është ndoshta personazhi më i famshëm letrar i Spanjës. Krijuesit të tij, shkrimtarit Miguel de Servantes, shpesh i referohen si “babai i romanit modern”. Tani, rreth 400 vjet pas vdekjes së tij Spanja do t’i bëjë Cervantes-it një ceremoni të re varrimi.

Dihej që Migel de Servantes, u varros në vitin 1616 në një manastir në një lagje historike të Madridit, të njohur sot si lagja letrare. Por nuk dihej me saktësi vendi ku është varrosur shkrimtari i madh brenda manastirit.

Kohët e fundit ekspertët mendojnë se i kanë gjetur më në fund eshtrat e Servantesit, pasi zbuluan një pjesë në të një kutie prej druri, që mban inicialet MC me eshtra brenda saj. Tani hetimet do të përqëndrohen tek portretet dhe shkrimet e tij, si dhe disa të dhëna personale të autorit, si plagët e marra në betejë, kur Cervantesi mori pjesë në luftën e Lapantos ku ushtria spanjolle u ndesh me atë otomane. Thuhet se Cervantesi mori tre plagë, dy në gjoks dhe një në dorë, për mjekimin e të cilave ai qëndroi në një spital në Siçili, dhe mundi të shpëtojë.

Cervantes është një figurë madhështore në kulturën e Spanjës. Romani i tij “Aventurat e fisnikut të mençur Don Kishoti i Manchës” ndryshoi letërninë spanjolle. Edhe pse mendohet se Spanja ka ndryshuar shumë gjatë dekadave të fundit, shumica e spanjollëve janë të mendimit se tek çdonjëri prej tyre mund të gjesh tipare të Don Kishotit dhe Sanço Pançës. Kritikët e artit thonë se personazhet e Cervantesit patën ndikim tek shoqëria dhe kultura e Spanjës.

XS
SM
MD
LG