Lidhje

Serwer: Kosova dhe Serbia të bisedojnë për të zgjidhur çështjet praktike

  • Festim Gashi

Serwer: Kosova dhe Serbia të bisedojnë për të zgjidhur çështjet praktike

Serwer: Kosova dhe Serbia të bisedojnë për të zgjidhur çështjet praktike

Daniel Server është nëpresident i Qendrës për Novacione në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington. Ai thotë se Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për të zgjidhur çështjet praktike, pavarësisht nga mosmarrëveshjet mbi statusin. Në lidhje me veriun e Kosovës, Server thotë se ndarja nuk është zgjidhje e duhur megjithëse palët duhet të bisedojnë mbi këtë çështje. Korrupsioni dhe qeverisja e mirë janë sfidat më të mëdha të Kosovës për të fituar më shumë njohje. Të ndjekim një intërvistë të cilën kolegu ynë Festim Gashi zhvilloi me analistin Daniel Server.

Zëri i Amerikës: Pas miratimit të rezolutës së fundit për Kosovën nga Asambleja e Përgjithshme, cilat janë hapat e ardhshme në mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë? Duke marr parasysh se tani nuk ka dialog mes qeverisë serbe dhe qeverisë së Kosovës si duhet çasur ku problem?

Daniel Serwer: Mendoj se hapi tjetër duhet të jetë bisedimet për çështjet praktike të cilat të dyja palët duhet të zgjidhin: tregëtia, çështjet e shtetësisë, levizjen e lirët të qytetarëve, njohja e dy anshmme e dokumenteve. Janë qindra çështje që duhet të zgjidhen mes Kosovës dhe Serbisë pavarësisht nga statusi i mardhënieve diplomatike mes dy vendeve. Është koha t’i jepet përparësi këtyre çështjeve edhe të bëhen lëvizje përpara.

Zëri i Amerikës: Si mund të arrihet kjo kur të palët nuk janë dakord për zgjidhjen e statusit?

Daniel Serwer: Ata duhet të kalojnë këtë vështirësi. Mënyra e vetme për të tejkaluar këtë është që Beogradi të pranoj autoritetet në Prishtinë të cilat janë zgjedhur në mënyrë demokratike. Duhet të bëhet dallim mes pranimit të autoritetit që përfaqësohet nga njerëzit e zgjedhur dhe njohjes së shtetit. Ato janë dy gjëra të ndryshme. Është e qartë qe Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Skender Hyseni, të cilët morën pjesë gjatë votimit të rezolutës, përfaqësojnë autoritetet legjitime të Kosovës. Dhe është gabim për Serbinë të përpiqet t’i përjashtoi ata nga diskutimet e Asamblesë së Përgjithshme për rezolutën e cila prek çështjet e tyre.

Zëri i Amerikës: A mendoni se ndryshimi i pozitës së Beogradit ndaj rezolutës së fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së përbën hapin e parë drejtë njohjes së realitetit të ri se Kosova është shtet i pavarur?

Daniel Serwer: Natyrisht që shpresoj të ishte hapi i parë, por ende nuk shoh shenja në deklaratat e Beogradit që tregojnë se ky është hapi i parë. Beogradi është duke patur vështirësi të pajtohet me realitetin e ri. Dhe në vend së t’i afrohet realitetit, Beogradi po largohet më shumë nga realiteti. Është e vështirë për Sebinë sepse qeveria e tanishme në vend se të zgjedh një pozitë më të moderuar, ajo ka zgjedhur një pozitë ekstreme të mbrojtur në mënyrë të moderuar sipas të cilës ata nuk do të shkojnë në luftë. Ata po përpiqen që përmes mjeteve diplomatike të arrijnë atë që Millosheviqi u përpoq ta arrinte me mjete tjera.

Zëri i Amerikës: Cili duhet të jetë fokusi afatgjatë i marrdhënieve mes dy vendeve?

Daniel Serwer: Fokusi duhet të jetë vendosja e marrdhënieve të mira fqinjësore. Sepse kjo ajo që duhet për anëtarësim në BE. Nuk ka përjashtim nga ky detyrim. Unë ju garantoj se Bashkimi Evropian është abslolutisht i qartë në përmbushjen e këtij kushti. Ata insistojnë për marrdhënie të mira fqinjësore para hyrjes në BE. Dhe kjo vlenë edhe për Serbinë në sensin se në një mënyrë apo tjetër duhet të rregulloj çështjen e Kosovës para se të bëhet anëtare e BE. Por kjo vlenë edhe për Kosovën. Kosova duhet të vendos marrdhënie të mira me Serbinë, të cilat gjithsesi i duhen Kosovës sepse kush është kërcënimi më i madh i sigurisë së Kosovës, kush është partneri më i madh tregëtar i Kosovës. Pra, duhet të zgjidhen këto çështje me Beogradin.

Zëri i Amerikës: Duke marr parasysh zhvillimet me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe rezolutës së OKB-së, cila është çasja më e mirë për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës?

Daniel Serwer: Unë preferoj që kjo çështje të zgjidhet pëmes bisedimeve të drejtpërdrejta pa ndërmjetësim, por kolegët e mij thonë se amerikanët dhe evropianët duhet të përfshihen në zgjidhjen e këtij problemi. Por unë nuk kam asnjë dyshim se amerikanët dhe evropianët që do mirrnin pjesë në bisedimet mbi këtë çështje do jenë në favor të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Disa serb dhe shqiptar duan të flasin për ndryshimin e kufijëve apo shkëmbim territoresh. Unë nuk i kundërshtoj bisedimet e tilla sepse nuk mund të arrihet një marrëveshje mbi këtë çështje. Prishtina mund të thotë ju doni veriun, atëhernë ne duam Luginën e Preshevës gjë e cila do të kundërshtohet nga serbët dhe kjo do t’i jepte fund diskutimeve. Unë nuk jam kundër diskutimeve, por unë mendoj se shkëmbimi i territoreve nuk është ide e mirë. Edhe nëse do të arrihej një marrëveshje për shkëmbim territoresh si mundet që dy palët të garantojnë që një gjë e tillë nuk do të destabilizonte pjesë tjera të Ballkanit, Maqedoninë dhe Bosnjën. Barra e parandalimit të një destabilizimi të tillë do të binte mbi Kosovën dhe Serbinë. Është e vështirë të besohet se ata mund ta bëjnë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Korrupsion është një shqetësim i madh në Kosovë. Opozita ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Thaçi për korrupsion, ndërsa kryeministri Thaçi është zotuar se po e lufton korrupsionin me agresivitet. Çfarë ndikimi ka korrupsionit në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve? Dhe si mund të ndikoj korrupsion në imazhin global të Kosovës?

Daniel Serwer: Unë nuk mund të dij më shumë për meritat në luftën e korrupsionit më shumë se sa njerëzit në Prishtinë. Unë nuk do të komentoj mbi atë se kush është e kush nuk është i korroptuar. Kjo duhet të gjykohet nga opinioni publik e ajo që është më e rëndësishme kjo duhet të zgjidhet nga gjykatat dhe sistemi i drejtësisë. Por të jemi të qartë se ky është problemi më i madh i Kosovës për të marr më shumë njohje. Kosova dher populli i saj janë sjellur në mënyrë shembullore në përpjekjet për implementimin e planit të Ahtisarit dhe të ruajtjen qetësisë në këtë periudhë kur Serbia vazhdon provokimet kundër saj. Tani problemi më i madh është eliminimi i korrupsionit dhe qeverisja e mirë. E kundërta e korrupsionit nuk është anti-korrupsioni por është qeverisja e mirë. Dhe qeversije e mirë do të thotë se njerëzit nuk shpërdorin fondet publike për përfitime personale. Janë njerëzit e Kosovës ata që do ta gjykojnë punën e qeverisë së tanishme të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. Qeveria tani është në hapat e parë të luftës kundër korrupsionit kështu që është herët të flitet për rezultate

XS
SM
MD
LG