Lidhje

Sfidat e pakësimit të ndotjes në Kinë


Sfidat e pakësimit të ndotjes në Kinë
Sfidat e pakësimit të ndotjes në Kinë

Kina është mishërimi i një kontradikte mjedisore. Gjigandi aziatik që po zhvillohet me shpejtësi është vendi që çliron më shumë gaze që shkaktojnë efektin serrë dhe ende përdor për energji kryesisht qymyrin që shkakton ndotje masive. Por vendi po përpiqet gjithashtu që ta luftojë dëmin ndaj mjedisit duke investuar në mënyrë agresive në burimet e pastra të energjisë.

Planeti po ngrohet gjithnjë e më shumë. Fotografitë nga 100 vjet të shkuara tregojnë akullnajat e Himalajve, që furnizojnë me ujë shumë nga lumenjtë kryesorë të Azisë, po tkurren.

Shumë shkencëtarë thonë se arsyeja është pjesërisht djegia e qymyrit. Karburanti i lirë është burimi kryesor i energjisë për Kinën dhe botën, por edhe çlirimi i karbonit e ngroh planetin. Në Pekin, një ekspozitë arti përdor pamjet për të pasqyruar lidhjen mes qymyrit dhe akullit.

Një vizitor 30 vjeçar thotë se ekspozita shtron çështje shumë të rëndësishme.

“Për Kinën kjo është veçanërisht e vërtetë. Mjedisi është shkatërruar në shkallë dramatike. Ndoshta është zhvillimi ekonomik që sjell këto efekte negative”.

Studentja 20 vjeçare Xhou Mengyue thotë se ekspozita është frymëzuese, por shton se Kina.

“ Nëse qeveria nuk garanton ushqim të mjaftueshëm, veshje dhe artikuj të tjerë bazë, është shumë e vështirë të diskutosh për çështje të tjera. Unë mendoj se qeveria është para së gjithash e interesuar të përmirësojë jetesën e njerëzve”.

Qeveria po bën përparim. Kombet e Bashkuara thonë se Kina këtë vit ishte investitorja më e madhe e botës për projektet e energjisë së ripërtëritshme.

Anaklisti Orville Schell i Shoqatës së Azisë i përshëndet përpjekjet e Pekinit, por shqetësohet se ato janë të pamjaftueshme.

“Problemi është se megjithë përparimin që kanë bërë, ata po e rrisin sasinë totale të çlirimit të gazeve dhe sasinë e ndotjes brenda vendit sepse shpejtësia e zhvillimit të tyre ekonomik është e madhe. Kështuqë ata po fitojnë dhe humbasin njëkohësisht”.

Schell thotë se Kina ende ka mundësi të luajë një rol global udhëheqës për ndryshimin e klimës, por është ende e paqartë nëse qeveria e ka vullnetin t’u bëjë ballë sfidave shoqërore dhe ekonomike duke zëvendësuar qymyrin me alternativa më të pastra.

XS
SM
MD
LG