Në Kosovë, zbatimi i marrëveshjeve më Serbinë shihet si një sfidë e vështirë gjë që dëshmohet edhe me ngecjet e deritashme për përmbushjen e marrëveshjes së arritur më 19 prill ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve. Aktualisht, çështja më e debatueshme është ajo e përfshirjes së serbëve të veriut të Kosovës në zgjedhjet për pushtetin komunal, që sipas Beogradit, varet nga dukja e fletëvotimeve. Derisa në qarqet politike po diskutohet mundësia e një kompromisi rreth kësaj çështjeje, analistët thonë se zvarritjet po zvogëlojnë besimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.