Lidhje

Sfidat ushtarake dhe politike për SHBA në Irak gjatë viteve të ardhshme

  • Elizabeth Arrot

Sfidat ushtarake dhe politike për SHBA në Irak gjatë viteve të ardhshme

Sfidat ushtarake dhe politike për SHBA në Irak gjatë viteve të ardhshme

Shtetet e Bashkuara deklaruan në muajin gusht fundin e misionit të tyre ushtarak në Irak, ndërkohë pritet që trupat amerikane të tërhiqen plotësisht deri në fund të vitit 2011. Por problemet e sigurisë që kanë pllakosur atë vend afro 8 vjet pas ndërhyrjes amerikane nuk duket se do të përfundojnë së shpejti. Në pah ka dalë pyetja se si do të veprojnë Shtetet e Bashkuara. Materiali në vazhdim trajton sfidat ushtarake dhe alternativat politike në Irak gjatë viteve të ardhshme.

Iraku dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë aq të përpiktë në afatet e vëna deri tani. Ajo që u vlerësua si përfundim i misionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara u pasua nga veprime të vazhdueshme ushtarake amerikane, por tani nën komandën minimale të forcave irakiane.
Madje, as plani për të hequr trupat luftarake amerikane nga qytetet irakiane deri në qershor 2009 nuk u zbatua. Trupat amerikane kishin pozicionet kyçe në mars gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Pra, çfarë do të ndodhë në fund të 2011-ës, kur të gjitha trupat amerikane do të duhet të largohen? Charles Dunne është studiues me Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington.

Shumë gjëra do të varen nga marrëdhëniet e mbrojtjes me Shteteve të Bashkuara dhe Irakut nga këtu e tutje. Pyetja qendrore është se sa trupa ushtarake amerikane do të qendrojnë në Irak pas 2011”.

Zoti Dunne thotë se nuk ka patur bisedime zyrtare për një rivlerësim të marrëveshjes së sigurisë për dhënien fund të pranisë amerikane dhe stërvitjes së ushtarëve irakianë për të marrë kontrollin e plotë.

Disa ushtarakë amerikane besojnë se irakianët janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësitë, ndërkohë që ushtria amerikane tërhiqet, siç thoshte ish presidenti Xhorxh W. Bush.

Gjenerali Jeffrey Buchanan , zëdhënës i forcave amerikane në Irak, thotë se forcat irakiane e kanë mbajtur sigurinë, sidomos gjatë muajve të fundit.

"Që nga dita e zgjedhjeve dhe gjatë periudhës së formimit të qeverisë, për më shumë se 8 muaj, ata kanë mbajtur sigurinë, postblloqet, pa u lëkundur, pavarësisht se komanda e tyre nuk vinte nga një qeveri e konsoliduar".

Por Charles Dunne nuk mendon se historia është kaq e thjeshtë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rolin e të ështëquajturve “Djemtë e Irakut”. Anëtarët e këtij grupi i përkasin pakicës suni që hoqi dorë nga kryengritja për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara.

"Rreth gjysma e tyre janë merren me çështjet e sigurisë në qeveri. Prej tyre mbeten rreth 49,000, ….. të cilëve nuk u janë dhënë vende pune të përhershme, dhe që mund të jenë një burim rekrutimi në të ardhmen për al-Qaidën në Irak".

Po ashtu problem janë edhe kurdët, të cilët kanë etni tjetër nga shumica arabe. Në veri, ata kanë gëzuar autonomi relativisht të gjerë gjatë trazirave në mbarë vendin.

Por bisedat e kohëve të fundit për vetëvendosje mund të jenë minë me sahat, veçanërisht duke patur parasysh sa e debatueshme është çështja e ndarjes territoriale të Kurdistanit nga jugu me shumicë arabe, siç është edhe qyteti i pasur me naftë i Kirkukut.

Daniel Serwer nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins beson se ky është kërcënimi më i madh ndaj stabilitetit të Irakut.

"Duhet të sigurohet që deri në fund të 2011-ës të ketë një proces në lëvizje që do t’i zgjidhë problemet arabo-kurde në mënyrë paqësore".

Por nuk është aspak e sigurt që qeveria irakiane të jetë në gjendje të trajtojë këtë apo çështje të tjera menjëherë. Mosmarrëveshjet politike që nga zgjedhjet kanë bërë që çfarëdo qeveri të zgjidhet të ketë një sërë çështjesh që presin për t’u zgjidhur përpara. Megjithëse shumë mendojnë se një qeveri që i përfshin të gjithë do të ishte ideale, bashkimi i rivalëve mund të paraqesë probleme.

"Nëse do të krijohej një qeveri që i përfaqëson të gjithë, njerëzit duhet të zgjidhen në mënyrë të atillë që të mund të punojnë së bashku me efikasitet dhe të sillen si teknokratë. Unë mendoj se kjo do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur”.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara transformojnë misionin e tyre nga ushtarak në diplomatik, ata përballen edhe me sfida të tjera.

Adhuruesit e Moqtada al Sadr, kleriku anti-amerikan i influencuar nga Irani, ka të ngjarë të luaj rol në qeverinë e re. Al Sadrit nuk i pëlqen kryeministri i tanishëm Nuri al Maliki. Disa analistë thonë se marrëdhëniet me përkrahësit e Al Sadrit, megjithëse jo të këndshme, janë kyçi i tranzicionit diplomatik dhe një Iraku më të stabilizuar.

"Mendoj se kemi shanse t’i bëjmë ata të kthehen në një forcë pak më të moderuar nga sa janë tani. Ndaj duhet t’i largojmë ata nga ndikimi i Teheranit. Por kjo mund të bëhet vetëm duke biseduar me ta dhe jo duke i mbajtur larg".

Zoti Serwer shqetësohet se ndërkohë që përfundon misioni ushtarak, amerikanët fillojnë ta harrojnë Irakun.

"Iraku është vend shumë i rëndësishëm për shkak të vendndodhjes gjeografike, për rolin që ka luajtur në historinë botërore, për naftën që ka dhe fqinjët e tij".

Por ai thotë se lënia pas dore e Irakut mund të jetë një gabim që Amerika nuk do të mund ta bëjë në fund të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG